Trump dhe Zonja e Parë homazhet e fundit para arkivolit të ish-presidentit amerikan Bush

4 Dhjetor 2018, 16:26

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Zonja e parë Melania Trump kanë bërë këtë të hënë homazhet e fundit në shenjë nderimi pranë arkivolit të ish-presidentit amerikan George HË Bush, i cili po qëndron në kapitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa bënë një vizitë të shkurtër në ndërtesë, çifti presidencial Trump hyri në ndërtesën ku po mbahej ceremonia duke bërë një përshëndetje solemne, ndërkohë që Zonja e Parë Melania vuri dorën e saj në zemër në nderim të figurës së presidentit të 41-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trupi i presidentit G. Bush, i cili vdiq të premten në moshën 94-vjeçare, do të mbahet në ndërtesën e Kapitol deri ditën e nesërme ku mund të zhvillohen vizita, përgjatë gjithë ditës së mërkurë.

Kufoma e tij është transportuar më herët nga Teksasi, duke u nderuar me 21 qitje pushkësh.

George H. W. Bush, i cili shërbeu një mandat të vetëm në Shtëpinë e Bardhë nga 1989 në 1993, do të nderohet me një funeral shtetëror të mërkurën në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ndërsa varrimi i tij  pritet të bëhet të enjten në bibliotekën e tij presidenciale në Teksas.