Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shkarkuar sot nga detyra Sekretarin e Shtetit Amerikan, Rex Tillerson nëpërmjet një deklarate në Twitter. Trump e ka zëvendësuar Tillerson me shefin e CIA-s, Mike Pompeo. 65-vjeçari Rex Tilleron, ish-diplomat amerikan, mori detyrën e Sekretarit të Shtetit më 1 shkurt 2017. Ndërkohë, do të jetë Gina Haspel që do të marrë drejtimin e Inteligjencës Amerikane (CIA), duke u bërë kështu e para femër në krye të një organi kaq të rëndësishëm amerikan. Lajmi për shkarkimin e Tillerson është publikuar nga mediat e huaja, të cilat nuk japin detaje të tjera rreth këtij vendimi të papritur të Trump. Ndërkohë, ka qenë dhe vetë Presidenti Donald Trump, i cili përmes një postimi në Twitter njofton ndryshimet më të fundit, ndërsa falënderon Tillerson për punën e deritanishme dhe uron ata që marrin detyrën. Ky është një ndër vendimet më të guximshme të Presidentit amerikan, i cili i beson për herë të parë Shërbimin Inteligjent një gruaje, si dhe largon një ndër Sekretarët më të afër të tij.
