Trump gati t'i rikthehet tubimeve elektorale/ Presidenti: S’jam më me infeksion ngjitës

9 Tetor 2020, 13:05

Një javë  pasi presidenti amerikan njoftoi se në testin e bërë për Covid-19, kishte rezultuar pozitiv, tanimë ai deklaron se ndjehet shumë mirë dhe se është gati ti kthehet angazhimeve të tij.

Presidenti amerikan, beson se tashmë nuk është më përcjellës i virusit  dhe gjatë një intervistë për Fox  deklaroi se nuk do të pranonte të zhvillonte debatin e radhës me Joe Biden në mënyrë virtuale