'Trump i duhuri', Frederik Ndoci: E votojnë intelektualët! Biden dyshohet si përfshirë në korrupsion

3 Nëntor 2020, 19:16 | Përditesimi i fundit: 2020-11-03 19:25:06

Në një lidhje live nga ShBA për Report Tv, artisti i njohur Frederik Ndoci shprehu mbështetjen e tij për Trump në zgjedhjet Presidenciale. Ai tha se një pjesë e mirë e intelektualëve votojnë për Donald Trump. Sipas tij, Biden është i përfshirë në korrupsion.

"Vetëm për të argumentuar pse duhet të fitojë Trump do më duhej dy ditë. Tani është një luftë shumë më e madhe mes dy poleve. Janë përplasje mes ideve të demokratëve dhe republikanëve. Është cilësuar nga disa kardinalë në Vatikan si dita e parë e apokalipsit botëror. Biden ka dështuar në 45 vite në politikat amerikane. Ai është thjesht një njeri që flet bukur. Jemi në një ndër vendet ku ka lindur e drejta e fjalës. Shqiptarëve nuk ua mbush dot mendjen se kush është më i mirë. Në përgjithësi, njerëz intelektual sot kanë votuar për Trump. Biden është i përfshirë në korrupsion." - tha Ndoci.