Trump 'kopjon' ERTV: Tani edhe ai do një televizionin të tijin

5 Tetor 2019, 14:52

Presidenti Donald Trump u tha të enjten gazetarëve se ekipi i tij ka filluar të konsolidojë idenë e krijimit të një dritareje komunikimi me popullin amerikan, pse jo një television…

Deklarata e Trump duket se është një kundërpërgjigje ndaj gjithë transmetuesve televiziv amerikan të cilët kohët e fundit i janë dedikuar me kohë të plotë Dosjes Ukraina dhe bisedës së presidentit me homologun Zelensky për nisjen e hetimeve për korrupsion ndaj ish Zv presidentit Joe Biden, i cili është favoriti i mundshëm që do të sfidojë Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

"CNN është veç një zhurmues. Ai është një gjë e tmerrshme për Amerikën" tha Trump gjatë një tubimi në Florida. Ne duhet të kemi emitentin tonë televiziv. Amerikanët kanë nevojë për lajme të vërteta sepse lajmet e rreme e kanë dëmtuar shumë vendin tonë”.

Presidenti Trump ka shprehur kohët e fundit zhgënjimin e tij për mediat amerikane në tërësi, të cilat, sipas presidentit, po ndihmojnë kandidatin demokrat Joe Biden.

Ndërkohë CNN ka njoftuar se do të transmetojë një kalvar lajmesh të cilat Trump i ka anatemuar si Fake News por që janë provuar se kanë qënë tërësisht të vërteta.

Presidenti i Breitbart News, Steve Bannon, i cili ka punuar për fushatën e Trump dhe administratën e tij, tha se “hapja e një kanali televiziv i lejohet presidentit pasi ai është një sipërmarrës".

Financial Times, nga ana tjetër ka raportuar se dhëndri i Trumpit, Kushner, po organizonte takime me lojtarët kryesorë të mediave për të diskutuar hapjen e një kanali televiziv Trump në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

 

    No videos found.