Presidenti Donald Trump këtë të premte u shpreh për gazetarët se ai mbetet i hapur për mbajtjen e samitit me liderin Koreano-Verior Kim Jong Un me 12 qershor.
Presidenti tha se linjat e komunikimit mes dy vendeve janë hapur momentin që zyrtarët e koresë së veriut u bënë të ndërgjegjshëm për deklaratat e papërgjegjshme që çuan në anullimin e takimit.
Trump nga Akademia Detare e ShBA-ve në Maryland u shpreh se ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, madje mund të jetë edhe 12-ta data e takimit meqë ata duan ta bëjnë këtë edhe ne do të dëshironim ta bënim, tani ne po kryejmë bisedime me Koreano Veriorët.
Por i pyetur nga gazetarët nëse koreanët e Veriut po bënin lojra, Trump u tha gazetarëve se "Të gjithë luajnë lojëra".
