Trump në Britani Eshtë koha për një marrëveshje të madhe tregtare

4 Qershor 2019, 13:03

Dita e parë e vizitës së Presidentit amerikan Donald Trump në Britaninë e Madhe është mbyllur me një banket formal të organizuar nga Mbretëresha Elizabeta II. Në fjalën e mirëseardhjes, Mbretëresha  tha se: “Dy vendet tona sot po celebrojnë një aleancë që ka siguruar prosperitet për të dy popujt tanë për dekada të tëra".

Presidenti Trump përshëndeti të zotët e shtëpisë dhe të ftuarit duke thënë: Ndjehem shumë i nderuar që po mirëpritem nga figura më e madhe që ka njohur bota në gjashtë dekadat e fundit, një grua inteligjente, e fortë, diplomate, plot besim dhe ndjenjë të lartë detyre. Presidenti  vlerësoi  "miqësinë e çmuar" midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, çmoi guximin e popullit britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e quajti mbretëreshën “një grua të madhe”. "Në ato kohë të errëta, populli i këtij kombi i tregoi botën se çfarë do të thotë të jesh britanik", tha Trump duke shtuar se, kurajua e atyre burrave siguroi që fati i Britanisë të mbetej në duart tuaja”.

Vizita e Presidentit Trump është paraprirë nga polemika të shumta. Pasi poshtëroi Kryeministren në largim Theresa May  duke vënë në pikëpyetje aftësitë e saj politike, pasi kërkoi që çështja Brexit të kalonte për zgjidhje në duart e Nigel Farage, si dhe pasi sulmoi  kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan, të gjitha këto pak ditë para festimeve për 75 vjetorin e D-Day në Normandi, Trump u ul në aeroportin Stansted i shoqëruar nga bashkëshortja Melania.  Në kopshtet mbretërorë  Presidenti amerikan u prit nga Princi Çarls dhe Dukesha e Cornëall Camilla.