Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron janë takuar shtunën në Paris, një ditë para ceremonisë madhështorë që pritet të mbahet atje me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.
Sipas mediave amerikane mësohet se gjatë takimit mes dy lidërve, në fokus të diskutimit ka qenë tema e sigurisë europiane lidhur me idenë e shtruar më herët nga presidenti i Francës Emanuel Macron për formimin e një “Ushtrie Europiane”, për të lejuar kontinentit europian të mbrohet nga kërcënimet e mundshme.
Duke e cilësuar propozimin e ardhur nga presidenti Macron, një ide të gabuar, Shefi i Shtëpisë së Bardhë në Tëitter shkroi se ishte “shumë fyese” që kreu i Elizesë kishte bërë një thirrje për një ushtri të përbashkët të BE-së, për të trajtuar kërcënimet nga SHBA, Kina dhe Rusia.
“Po merremi vesh nga këndvështrimi i drejtësisë dhe dua të jem i drejtë, ne duam ta ndihmojmë Evropën, por në mënyrë të drejtë. Tani për tani barra ka qenë kryesisht mbi supet e Shteteve të Bashkuara. Macron e kupton se angazhimi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i kufizuar” është shprehur presidenti Trump.
