Trump nis fushën presidenciale, zhgënjehet nga mbështetësit! Fajëson mediat e protestuesit anti-racizëm

21 Qershor 2020, 18:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zhvilluar këtë të diel tubimin e tij të parë në fushatë, pas mbylljes së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Duket se nga ky takim i parë elektoral për rizgjedhjen e tij që u mbajt në Tulsa të Oklahomës, Trump ka mbetur i zhgënjyer për shkak të pjesëmarrjes së ulët në sallë.

Në fillim të kësaj jave, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se mbi 1 milion persona kishin kërkuar të ishin të pranishëm në këtë event, por në fakt salla prej 19 mijë ulësesh nuk u mbush plotësisht. Mediat amerikane shkruajnë se personat që morën pjesë në tubim nënshkruan dhe një dokument ku i hiqnin përgjegjësinë organizatorëve të fushatës nëse prekeshin nga ndonjë sëmundje. Gjithashtu bëhet e ditur se disa orë para fillimit të ngjarjes, zyrtarët thanë se gjashtë anëtarë të stafit të përfshirë në organizimin e tubimit rezultuan pozitivë me Covid-19.