Trump urdhëron tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani dhe Iraku, Aleatët: Një lëvizje e rrezikshme

18 Nëntor 2020, 15:06 | Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 15:06

SHBA-ja do të reduktojnë për 2,500, numrin e trupave të saj në Afganistan dhe Irak, ka konfirmuar Departamenti i Mbrojtjes, por ky lajm është pritur me shqetësim dhe paralajmërime nga aleatët, por edhe nga vetë partia e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të kishte një "çmim të lartë" nëse SHBA dhe forcat aleate largohen nga Afganistanin shumë shpejt duke shtuar se vendi rrezikon edhe një herë të kthehet një platformë për  terroristët ndërkombëtarë të cilët mund të organizojnë sulme.

b.ha./Shqiptarja.com