Trumpi ia lë shëndetësinë në dorë skeptikut të vaksinave Robert F. Kennedy Jr: Eshtë një mendje e madhe

15 Nëntor, 17:02

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka emëruar Robert F. Kennedy Jr., një skeptik i vaksinave, për  të drejtuar Departamentin për Shëndetësi dhe Shërbime Njerëzore.

Njoftimi u bë në platformën sociale “Truth Social” ku tha se RFK Jr. do të mandatohet për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti epideminë kronike të vendit dhe reformimin e agjencive shkencore dhe shëndetësore të ShBA-së.

“Jam i emocionuar të shpall Robert F. Kennedy Jr. si Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Shteteve të Bashkuara (HHS). Për një kohë të gjatë, amerikanët janë shtypur nga komplekset industriale të ushqimit dhe kompanitë farmaceutike që kanë kryer mashtrime, dezinformata dhe dezinformata kur bëhet fjalë për shëndetin publik." Shkruajti presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në X.

 

    No videos found.