Turqia zbulon rezerva të reja të gazit në Detin e Zi! Autoritetet: Burime të sigurta për 20 vitet e adhshme...

21 Gusht 2020, 16:42 | Përditesimi i fundit: 2020-08-21 16:44:02

Në një moment kur tensionet mes Ankarasë dhe Athinës janë rritur ndjeshëm, për shkak të kërkimeve për hidrokarbure të Turqisë në Mesdheun Lindor, Turqia ka bërë me dije se ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi, zbulim i cili mund të ndihmojë vendin të shkurtojë varësinë e tij nga importi i energjisë nëse gazi mund të nxirret në treg, shkruan Reuters.

Prej dy ditësh Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se të premten në orën 15’00  e do të publikojë detaje të plota në lidhje me këtë cështje, duke e konsideruar kët një lajm të mirë dhe fillimi e një periudhë të re për vendin.

Sipas Reuters autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë potencialisht nevojat e energjisë së Turqisë për 20 vjet.

Anija e shpimit të Turqisë Fatih ka gjetur 800 miliardë metra kub gaz , dhe plotëson afërsisht 20 vjet të nevojave të Turqisë,  thanë autoritet turke.