Tryeza e OSBE për Zgjedhoren/ Cakaj në Report Tv: Kemi pakënaqësi, do të reagojmë për mosrespektimin e axhendës

19 Nëntor 2019, 14:27

Përfaqësuesja e LSI në tryezën Zgjedhore, Silva Caka duke folur në studion e Report Tv, ka deklaruar se opozita e bashkuar është e pakënaqur për axhendën e tryezës për Reformën Zgjedhore të thirrur nga OSBE.

Në tryezë ishte hequr emri i përfaqësuesit të LSI, Muharrem Caka dhe kjo ka ngjallur zemëratë tek kjo parti. Duke reaguar për këtë  Cakaj ka thënë se axhenda edhe pse është paraprake ndryshohet në momentet e fundit duke bërë që opozita me përfaqësuesit e saj të mos kenë mundësinë të shprehen.

"Është një tryezë që ramë dakord të merrnim pjesë në nivel teknik. Organizatorët kanë patur mungesë korrektësie. Nuk respektohet axhenda e paracaktuar. Nuk lihen të flasin sipas axhendës, me urdhër ndoshta. Por sigurisht që do të kemi një qëndrim. Opozita e bashkuar do të ketë një qëndrim që do të bëhet publik në orët në vijim lidhur me mungesën e korrektësisë për të rakorduar axhendat që ndryshohen në vendin e fundit për të sfumuar opozitën e bashkuar." tha  Silva Caka.

Ndër të tjera Cakaj ka deklaruar se ajo që i intereson opozitës së bashkuar jashtëparlamentare është financimi dhe transparenca e financimit të partive politike. ajo ka deklaruar se LSI është parti që gjithmonë i ka deklaruar financimet dhe të ardhurat.

" Ajo që na intereson është transparenca e financimeve. LSI e ka patur transparencën shumë të lartë, edhe në faqen e saj. Ne kemi propozuar rritjen e mekanizëm të kontrollit në financimin e partive. Por ne duhet të risim edhe shpenzimet e kandidatëve. E rëndësishme është për biznesmenët që vijën në politikë se si shkojnë biznese e tyre me përfitimin e fondeve publike" tha Caka.

"Kemi vetëm penalizim, por duhet të shkojmë edhe tek ndëshkimet penale. Cdo hap i mëtejshëm do të bëhet publik në kohën e duhur. Qëndrimi është i akorduar edhe nga liderët e tjerë të opozitës." shtoj më pas ajo.