Tryeza për financimin e partive politike, Celibashi: Të përmirësohet kuadri ligjor! Alibeaj: Financimi të bëhet nga shteti

22 Qershor 2022, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2022-06-22 16:06:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se duhet të përmirësohet kuadri ligjor për financimin e partive politike, konkretisht në financimin e tyre. Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se raportimi i partive publike është sipërfaqësor dhe se kontrolli mbi to është formal, ndërsa shton se nuk kanë mjetet e duhura për të çuar më tej kontrollet ‘Do ketë gjithnjë vend për të diskutuar për raportin e politikës me paranë nuk do të ketë fund asnjëherë. KQZ mendon se ka vend për përmirësim kuadri ligjor për financimin e partive duhet të rregullohet edhe financimi i subjekteve. Ka ardhur koha që të përfshihen në monitorimin për partitë edhe shpenzimet në median e shkruar dhe rrjetet sociale. Sot raportimi i partive publike është sipërfaqësor, kontrolli mbi to është formal dhe ne nuk kemi mjetet për të çuar më tej kontrollet. Partitë të bëjnë publike çdo gjë.’-tha Celibashi.