Tubimi i Metës më 2 Mars/ Rama: Njerëzit nuk do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit që janë armiq të Reformës në Drejtësi

29 Shkurt 2020, 14:23

"Njerëzit po presin besëlidhjen e Lezhës në datën 2 Mars. Mendoni se njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiq të Reformës në Drejtësi. Nuk i shohin njerëzit fare këto. Njerëzit shohin nga ne. Ne duhet të shohim përtejë dhe duhet të shohim shumë përtej atyre që jemi mësuar të fitojmë. Nesër do kërkohet shumë më tepër. Nuk duam të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve. Ne duhet të kuptojmë sot se ky boshi është armik i rreziksshëm", u shpreh Rama.

  •