TIRANE- Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti thotë se Presidenti Ilir Meta është duke pritur me padurim vendosjen në krye të opozitës jashtë parlamentare dhe për këtë arsye po realizon tubimin para kryeministrisë në 2 Mars.
“Është një luftë mes dy personave të njëjtë për territor. Kush i duket që Ilir Meta është ndryshe nga Edi Rama, gënjen veten. Thirrja e Ilir Metës nuk më duket një thirrje e Presidentit por më duket thirrja e Ilir Metës për të kundërshtuar dhe për të bërë betejën me Edi Ramën”, u shpreh Përmeti.
Në një intervistë për Report tv, Përmeti thotë se e gjithë kjo përplajse insitucionale duhet zgjidhur në cështje ligjore dhe jo në shesh.
“Unë e kam thënë dhe më parë, më duket sikur Ilir Meta po pret me padurim shkarkimin sepse do vendoset në krye të opozitës. Për mua zgjidhja do ishte një zgjidhje ligjore mes organeve të shtetit. Të vendosë Gjykata Kushtetuesekur të ngrihej për anëtaret se kush e meriton dhe jot ë bëjnë luftë të dyja palët se kë shpien të punësuar në Gjykatë”, deklaroi Përmeti.