Tulipani shqiptar merr status të veçantë mbrojtje, bashkia Kukës: Bima unikale do të rrisë turizmin

25 Maj 2020, 17:22

Tulipani shqiptar që rritet në zonën e Kukësit do të gëzojë një status të veçantë mbrojtje. Vendimi është marrë nga këshilli bashkiak, ku shënohet hapi i parë i mbrojtjes së tulipanit shqiptar, që ka për qëllim nxitjen e studimeve por edhe rritjen e turizmit. “Tulipa albanica” është një lloj tulipani endemik që rritet vetëm në vendin tonë.