Turistët nga Ukraina dhe Bjellorusia pushojnë në Vlorë! Të kënaqur me kushtet, por ngrenë shqetësim për ndotjen

17 Korrik 2020, 20:54

Turistë nga Ukraina dhe Bjellorisa kanë mbërritur në brigjet e jugut. Pjesa më e madhe e tyre shprehen të kënaqur me kushtet por ka nga ata që shprehin pakënaqësi për ndotjen në rrugë dhe kaosin në trafik. Pushuesit e lindjes do të qëndrojnë në Vlorë për një javë dhe shprehen se kanë dëshirë të kthehen sërish.