Turizmi i aventurës, nga Kukësi në Sarandë me motor! Turistët: Flasim me njerëzit me ‘google translate’! Preferojmë më shumë rrugët në male

26 Qershor 2022, 16:45

Shqipëria po kthehet në një destinacion të ri për turizmin e aventurës. Të shumtë janë të huajt që eksplorojnë vendin duke udhëtuar me motorë apo biçikleta nga veriu në jug. Këtë eksperiencë të jashtëzakonshme e kanë rrëfyer në Report Tv turistët e huaj që ndodhen në Kukës.