'Turizmi i madh' shkatërrohet banda italo-shqiptare, trafikonin kokainë e heroinë me vlerë 7 mln €

25 Maj 2018, 18:05

Policia italiane ka finalizuar një operacion të quajtur “Turizmi i Madh”ka cuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh italo-shqiptare.

Në pranga kanë rënë 6 persona, 5 italianë dhe 1 shqiptar.

Ngarkesa të mëdha kokaine dhe heroine përgatiteshin në Lombardia dhe dërgohej në Cagliari dhe pastaj përfundonte në Sarrabus dhe Ogliastra, dhe bëhej qarkullimi i rreth shtatë milionë eurosh brenda 7 muajve.

Shqiptari i arrestuar është Armando Ndoja banues në provincën e Milanos dhe i konsideruar korrieri i besuar i drogës i kësaj bande kriminale.

Grupi, i rikonstruktuar në hetimet e filluara në vitin 2015, bleu ngarkesat e drogës nga Shqipëria (në hetim përfshihen edhe qytetarë të tjerë shqiptarë të kërkuar aktualisht).

Policia italiane i ka quajtur "peshq të mëdhenj" të drogës 6 trafikantët e arrestuar. Për të komunikuar mes tyre ata përdornin një gjuhë të kriptuar e telefona celularë që i përdorinin vetëm njëherë.

    No videos found.