Turizmi kërkon paketë të tretë, operatorët letër Ramës: Të mbështetemi me grante si rajoni, duhet të zgjerohet paketa e ri-punësimit

9 Tetor 2020, 15:03

Nuk shoh një pakete ne horizont që të jem i drejtpërdrejt” u shpreh kryeministri Edi Rama në 29 shtator.

Edhe pse përgjigja e kryeministrit Edi Rama më 29 shtator ishte e prerë për operatorët turistik që nuk do të ketë një paketë të tretë vetëm për ata, përsëri tur-operatorëve nuk heqin dorë nga kërkesat. Shoqata e tur-operatorëve i ka dërguar një letër me kërkesa kryeministrit Edi Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosit dhe Ministres së financave Anila Denaj. Si një nga kategoritë më të goditura nga pandemia ata kërkojnë një paketë të tretë për turoperatorët agjencitë turistike, guidat dhe transportin turistik. Po ashtu ata kërkojnë edhe zgjerimin e paketës së ri-punësimit për të papunët e dalë si pasojë e pandemisë.