Turizmi me biçikletë/Aventura e 5 kosovarëve, çiklistët: Të promovohet më shumë Shqipëria që të ndërkombëtarizohet ky lloj sporti

3 Korrik 2020, 21:12

Pesë çiklistë nga Kosova,të moshave dhe profesioneve të ndryshme për katër ditë kanë udhëtuar me biçikleta në veriun e Shqipërisë. Kjo maratonë çiklistike e nisur nga Gjakova, ka përfunduar në Krumë, pas qëndrimit një ditor në Kukës dhe  vizitës në Kullën e Qëndresës dhe Muzeun Etnografik të qytetit.