Turizmi në Sarandë/ Çipa për Report Tv: Gusht i cënuar në të ardhura ekonomike, turistë ukrainas e bjellorusë

1 Shtator 2020, 13:41

Saranda është një ndër perlat e jugut të Shqipërisë, një ndër destinacionet më të pëlqyera nga vendasit e turistët e huaj gjatë sezonit veror. Këtë vit është përballur me pandeminë e koronavirusit duke mos realizuar pritshmëritë që janë mundësuar vitet e kaluara.

Arben Çipa, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë në një lidhje live në edicionin e lajmeve në Report Tv tha se ka qenë një gusht i cenuar në të ardhura ekonomike, duke theksuar se është shumë i paktë numri i individëve apo bizneseve që kanë marrë pagën e luftës. Ai theksoi se ka pasur prezencë të turistëve të huaj nga Ukraina dhe Bjellorusia.