Turizmi në Shkodër, Ademi për Report Tv: Zgjatja e sezonit deri në nëntor, kosto shtesë

2 Shtator 2020, 17:26

Sezoni turistik ne Shkodër u shoqërua me problematika për shkak te situatës se krijuar nga COVID-19. Në një intervistë për Report Tv, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është shprehur se ky sezon pavarësisht situatës nuk mund të cilësohet negativ.

Kemi hasur një problem shumë të madh që lidhej me zgjatjen e kohës së funksionit të sezonit turistik. Kjo ka bërë që detyrimet për funksionimin e sezonit turistik të çojnë në një rritje të kostove të biznesit”,- tha kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.