Turizmi në Vlorë i goditur nga pandemia, përfaqësuesi: Këtë javë del paketa e përgatitur me Klosin

26 Prill 2020, 11:00 | Përditesimi i fundit: 2020-04-26 11:07:47

COVID- 19 dhe izolimi i vendit ka bërë që sektori hoteleri turizmit të jetë jashtë funksionit. Edhe pse të pambyllura nga aktet normative të qeverisë ato janë jashtë funksionit sipas Nando Aliajt, pjesë e bordit të operatorëve turistik në Vlorë. Të gjitha hotelet në qytetin bregdetar numërojnë  dhjetëra kontrata të mbyllura dhe rezervime të anuluara. 

I gjithë sektori është në kolaps sipas Aliajt, ndërsa i kanë kërkuar ministrit Klosi një paketë  specifike vetëm për hotelet. Punëtorët e hoteleri –turizmit e kanë marrë tashmë dhe pagën e luftës sipas akteve normative të qeverisë, ndërkohë sa i takon aktivitetit të pritshëm do synohet turizmi tokësor me fqinjët. Hotelet thuhet se po rihapen, por hotelet kanë qenë hapur. Por duke qenë se aeroportet, tragetet, kanë qenë të mbyllura nuk kanë funksionuar. Do të thotë që kanë qenë hapur por nuk kanë funksionuar.Ne kemi kërkuar një pakët që ndoshta na ndihmon pikërisht në turizëm. Janë shumë pikë, që nuk janë vetëm për hotelet, por një sërë sektorësh. kemi patur kontakt me Klosin dhe është një paketë e posaçme për turizmin, që mendoj se këtë javë mund të dali.