Turizmi shqiptar në median më të madhe japoneze: Shqipëria eksperiencë mahnitëse, mos harroni të vizitoni ‘BUNK’ART’!

15 Prill 2020, 20:39

Shkrimtari japonez, Mizuho Ota në një shkrim për ”Asahi Shinbun, një nga dy gazetat kryesore japoneze, me një tirazh prej 10 milionë kopjesh ka shkruar për turizmin e Shqipërisë.

”Shqipëria është një vend i vogël në Gadishullin e Ballkanit, në Europën Lindore. Shqipëria, që ka qenë një vend i izoluar për një kohë të gjatë, po përjeton aktulisht një rritje të madhe në aspektin turistik, por popullariteti i saj në Japoni është akoma i ulët”, është shprehur ai.