Turpërohet policia meksikane/ Dalin pamjet e arrestimit të djalit të “El Chapo-s”...

31 Tetor 2019, 15:24

Qeveria meksikane ka publikuar momentin e arrestimit të djalit të Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán jashtë shtëpisë së tij në Culiacán, ngjarje kjo që shkaktoi një luftë të vërtetë në rrugët e qytetit dhe detyroi autoritetet ta lenë të lirë López. 

Në video shihen policë të maskuar dhe armatosur mirë që nxjerrin Ovidio Guzmán López nga shtëpia, e ulin në gjunjë dhe e detyrojnë të thërrasin vëllanë tjetër Iván Archivaldo Guzmán, liderin e ‘Los Chapitos’, krahu kryesor i kartelit të Sinalos.

Në momentin e arrestimit, efektivët i kërkojnë Ovidio Guzmán López t’iu bëjë thirrje ushtarëve të kartelit që të ndalin të shtënat, që kishin filluar në rrugët e qytetit me pikasjen e forcave të policisë dhe kishin lënë deri në ato momente 13 viktima.

Ky aksion i policisë meksikane që u bë publik nga sekretari i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval konsiderohet një incident që e turpëron administratën e presidentit Obrador.

Ky i fundit, në një deklaratë për mediat e cilësoi lirimin e djemve të El Chapos si të domosdoshëm për të shmangur gjakderdhjen në rrugë.