Turqi- Kapen 1.8 ton drogë në fugonët e materialeve tesktile që vinin nga Shqipëria

4 Tetor 2019, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2019-10-04 15:25:00

Autoritetet turke kanë bërë të mundur ndalimin e 1.8 ton kanabis të fshehur brenda një furgoni i cili mbante materiale tekstile të ardhur nga Shqipëria, i cili kishte hyrë në shtetin turk përmes pikës kufitare të Edirnesë. Droga ishte fsehsur brenda bombulave të gazit për t'iu shmangur kontrollit të policisë.

Nga operacioni kanë rënë në pranga 14 persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë shqiptarë. Sasia narkotike e ndaluar ishte në dy fugone, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e dy shoferëve të cilët dyshohet se mund të jenë shqiptarë.

Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në furgonët që vinin nga Shqipëria.

Mediat turke kanë publikuar edhe fotot e personave të arrestuar gjatë këtij aksioni, ndërkohë që identiteti i tyre nuk bëhen ende i ditur.