Turqi, Rama: Krenar për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit, Erdogan: Rrisim investimet në Shqipëri

6 Janar 2021, 16:33 | Përditesimi: 6 Janar 2021, 16:58

Disa përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe ato turke kanë nënshkruar një sërë marrëveshjes, teksa në fund kryeministri Edi Rama dhe presidenti Erdogan kanë dalë në një deklaratë për mediat.

Një prej marrëveshjeve më të rëndësishme të arritura është krijimi i Këshilli të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë. 

Kryeministri Edi Rama nisi sot vizitën zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të Presidentit Erdogan. Rama e ka cilësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik.

Gjatë kësaj vizite Kryeministrin Rama e shoqëron thuajse i gjithë kabineti qeveritar.

Rama do të zhvillojë sot dhe nesër vizitën zyrtare me ftesë të presidentit Erdogan. Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Nuk do të lihen pas as diskutimet për procesin e rindërtimit në vend, për të cilin Turqia ka premtuar ndërtimin e 525 banesave. Brenda 5 muajve, kryeministri po e takon për herë të dytë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, herën e kaluar në një vizitë jo zyrtare.

b.ha./Shqiptarja.com