Turqia akuzon rojen bregdetare greke se ka qëlluar me armë në përpjekje për të fundosur gomonen me refugjatë

2 Mars 2020, 18:24

Turqia akuzon rojen bregdetare greke se ka qëlluar me armë në përpjekje për të fundosur varkën me refugjatë e cila ishte nisur nga brigjet turke të Bodrum, me destinacion kontinentin europian.

Sipas burimeve në presidencën e Ankarasë dhe sipas asaj që tregojnë këto fotografi të shpërndara nga qeveria turke, rojet greke kanë qëlluar edhe disa të shtëna paralajmëruese dhe kanë goditur shkopinj gomonen dhe refugjatët, të cilët më pas, sipas Ankarasë qyrtare, u shpëtuan nga Rojet Bregdetare Turke.