Turqit nisin ndërtimin e 500 apartamenteve në Laç: Gushtin tjetër gati, ju japim fjalën! Rama: Për hajër

22 Gusht 2020, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2020-08-22 15:16:39

TIRANE-Kompania turke ka nisur sot punën në Laç për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë për familjet që humbën banesën në 26 nëntor nga tërmeti tragjik. Për të inspektuar nisjen e punimeve ishte ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ndërsa përfaqësuesi i firmës turke tha se pas një viti banorëve do u dorëzohen çelësat e apartamenteve. 'Duhet ta përfundojmë këtë punë brenda një viti. Gushtin tjetër njerëzit do të fillojnë të banojnë këtu. Ju jap fjalën time' tha ai.

"Për hajër" ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili tha se kjo do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes. "Ja ku filloi edhe ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit! Them ndërtimi në terren, sepse shumëkush në këtë faqe nuk do që ta kuptojë, se ndërtimi ka nisur prej kohësh me projektimin, i cili merr kohën e vet nga planifikimi, dizajni arkitektonik, projekt-zbatimi, studimi gjeologjik - plus në këtë rast procesi i shpronësimeve dhe miratimi i marrëveshjes me kompaninë e donatorit, ndërkohë për ndërtimet me fondet e buxhetit të shtetit, do kohën e vet edhe procedura e garës deri tek kontrata me sipërmarrjen fituese. Disa e harrojnë ose duan ta harrojnë, se në rrugën e Rindërtimit hasëm për dreq edhe Covidin, që na hëngri jo pak kohë të çmuar dhe na i shtyu me detyrim kalendarët e realizimit të Programit të Rindërtimit.

    No videos found.