Tushemisht, shenjat e plumbave nga të shtënat me armë drejt makinave të parkuara te një hotel

8 Gusht 2020, 09:42

POGRADEC- Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 është qëlluar me armë zjarri në parkingun e një hoteli në Tushemisht.

Sipas dyshimeve, është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara në hotelin "Voloreka", duke iu shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve, pronari i hotelit Jetmir Muçllari, ka pasur konflikte të mëparshme. Në vitin 2013 Muçollrin kanë tentuar që ta ekzekutojnë me armë, për motive të dobëta. Ai është qëlluar nga Edmond Fezollari.Burime bëjnë me dije se janë dëmtuar 8 automjete të parkuara në këtë hotel. Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.