'TVSH 6% për strukturat hoteliere', Denaj me drejtoreshën e Tatimeve në Sarandë: Bizneset optimiste se shifrat do rriten deri në fund të sezonit

11 Korrik 2020, 18:08

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka zhvilluar një takim me disa biznese përfaqësuese të sektorit të hotelerisë dhe restoranteve në Sarandë së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj si dhe nga kryebashkiakun Adrian Gurma.

Denaj tha se për Sarandën po diskutohen projekte infrastrukturore për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet jo në një vit post pandemie, por në vitet e ardhshme