Tym gri nga mbledhja qeveri-federatë, Seria A ende pa datë për rifillimin e kampionatit

22 Prill 2020, 17:39

Kishte shumë shpresë për një miratim për rinisjen e stërvitjes më 4 maj, në mënyrë që të ndizej drita jeshile për rifillimin e Seria A, por mbledhja e sotme në Itali, konkretisht mes ministrit të sportit Spadafora dhe federatës italiane, nuk ka vendosur praktikisht asgjë. Në Itali dhe kudo në botë që ka dashamirës të këtij kampionati sot shpresohej të ishte një ditë e rëndësishme, por pas takimit me përfaqësues të futbollit italian ministri sportit ka lënë gjithçka pezull.

Konkretisht Spadafora është shprehur: “Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në takim: dëgjova me vëmendje të madhe pozicionet e ndryshme që dolën dhe në ditët në vijim, pas një diskutimi me Ministrin e Shëndetësisë dhe Komitetin Shkencor Teknik, do të nxjerrim dispozitat e azhurnuara për mundësinë dhe te modalitetet për rinisjen e stërvitjeve."