Tym i kuq te tuneli në Klos, nis zyrtarisht puna për 'Rrugën e Arbrit'

17 Qershor 2018, 14:27 | Përditesimi i fundit: 2018-06-17 14:33:53

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbi 85% e fondit të projektit ‘1 miliardë dollar’ do të shkojë për investime në veri.

Nga Klosi, ku ishte i pranishëm në aktivitetin për çeljen e punimeve të ‘Rrugës së Arbrit’, tha se veriu do të ketë vëmendjen e qeverisë, duke ju përgjigjur kështu ish-kryeministrit Sali Berisha se ‘Rama e urren veriun’.

‘Hajgarja’ nuk pushon, ‘Rama urren veriun’. Mbi 85% e fondit të ‘1 miliardëve’ shkon në veri, nga Tirana e lart. Janë dhe një sërë aksesh tjera strategjike që do të ndërtohen. Rrugët tona do të jenë ‘HD’ dhe jo si rrugët e Saliut.

Më tej, kryeministri Rama akuzoi qeverinë e Berishës, duke thënë se nuk bëri asnjë rrugë, por la vetëm një gropë të madhe me borxhe. Sipas tij, ‘Rruga e Arbrit’ do të lidhë Klosin me Tiranën për 30 minuta.

Rrugët ekzistojnë, por janë në gjendje të mjerueshme. Nëse do ishin bërë gjërat me mend e projekte, Rruga e Arbrit do të kishte përfunduar 10 vjet më parë. Qeveria që e premtoi me më shumë fuqi e ulërima, jo që nuk e përfundoi, por vetëm sa e pickoi, siç bëri në të gjithë Shqipërinë, duke lënë një gropë të madhe borxhesh.

Ne kemi paguar deri në fund të 2017 37 miliardë dollarë për kilometrat e rrugëve. Ata jepnin tendera, merrnin mbrapsht votat dhe linin rrugët. Ne likuiduam të gjithë detyrimet, por ndërtuam dhe 320 km rrugë. Ne i morëm në dorë rrugët, lamë borxhet dhe i ndërtuam hap pas hapi, e do të vazhdojmë të ndërtojmë. Edhe rruga në Rrogozhinë është një turp, ku ecin bashkë ‘Mercedes’ me lopën.

Rruga e Arbrit bën dyfishin e punëve të huazuara në projektin e ri dhe lidh edhe Klosin, që në projektin e Saliut nuk ishte fare pjesë. Brenda kësaj periudhe që do ndërtojmë rrugën do ketë një urë nga njëra anë e tunelit, 250 metra, 150 metra e lartë dhe një urë matanë tunelit, dhe Klosi do lidhet me Tiranën për 30 minuta, Bulqiza për 40 minuta, Burreli për 60 minuta dhe Peshkopia për 80 minuta. Ne kemi sot një buxhet, sepse kemi mundësinë.

    No videos found.