U akuzua rëndë nga opozita/ Përgjigjet Spiropali: Shpirt katran që më qortojë janë qen që s’më kafshojnë

8 Korrik 2019, 19:49

Pas përgjimeve të gazetës gjermane Bild, mbi audio-përgjime mes grupeve kriminale në Shijak që dyshohen të përfshirë edhe në shitblerjen e votave, opozita jo parlamentare ka nisur sulmet ndaj ministres së Shtetit, njëherazi zëdhënëse të qeverisë, Elisa Spiropali duke e lidhur emrin e saj me një audio-regjistrim me sfond seksual. 

“Thuhet se në përgjimet e radhës që do publikojë Bild, dalin nja dy heroina te punës socialiste, alias “rilindase”. Larg qofte të konfirmohen nga përgjimet qe pritet te publikoj “Bild”, informacionet qe kane qarkulluar ne Diber per aktivitetin e këtyre shoqeve te “rilindjes”…Megjithëse këta sorosianet nuk e kane problem prishjen e familjeve…", shkruante ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka. 

Më tej, Elona Guri, anëtare e kryesisë së LSI-së, njeri i afërt me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ka bërë aludime edhe më të rënda.

“Dy fjalë për Elisën”: E ke provuar dhimbjen e pirunit… do prapë një pirun nga shefi jot, shtrëngo ushkurin se llastikun të është këputur. Mos u hallakat shumë se je dhe grua e martuar…Ups ju te rilindjes se keni problem”,

Këtyre akuzave i ka dhënë përgjigje sot në kuvend Elisa Spiropali, ku u votua ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të 30 qershorit.

“Sa për zagarët dhe qenushët që kanë nxjerrë për të më sulmuar i kthej përgjigje vetëm me vargjet e Poradecit: Shpirt katran që më qortojë janë qen që s’më kafshojnë", tha Spiropali.

shkruan ajo.