U arratis nga Shkodra 6 vite më parë, gjendet Zogë Myrtaj në Telaviv të Izraelit. Flet e humbura

21 Nëntor 2019, 23:16

U arratis nga Shkodra 6 vite më parë, gjendet Zogë Myrtaj në Telaviv të Izraelit. Flet e humbura: Ndjek cdo ditë ’’Pa gjurmë’’ e parandjeva se do të më kërkonit.


Gjendet pas 6 vitesh, Zogë Myrtaj e cila pasi u arratis nga banesa e xhaxhait në Shkodër sot jeton në Telaviv të Izraelit. Që nga shtatori  vitit 2013, asnjë denoncim në Polici nuk ishtë bërë për Zogë Myrtaj, e cila ishte 15 vjece, kur vendosi të arratisej, për shkak të dhunës sistematike që ky i fundit ka ushtruar mbi të. Një ndjekëse fanatike e emisionit ’’Pa gjurmë’’ Zogë Myrtajt ia kishte ndjerë zemra se familjarët një ditë do ta kërkonin edhe atë vetë. 

Ajo vendosi të thyej akullin pas 6 viteve e humbur dhe në rrëfimin tronditës të dhënë për ’’Pa gjurmë’’ tregon për herë të parë’’ferrin’’ ku ka jetuar për 15 vite me rrallë si dhe arsyet se pse nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me familjarët. Dje një adoleshente dhe sot një 21-vjecare në pritje të një fëmijë.

Zogë Myrtaj, adoleshenta që humbi kontaktet me familjen e saj në shtator të vitit 2013 nga qyteti i Shkodrës. Familja Myrtaj ka 5 fëmijë, dhe Zoga, është vajza e madhe e tyre.

Një javë më parë e ftuar në emisionin ’’Pa gjurmë’’ në kërkim të Zogës nëna e saj Pranvera tha sesi kunati Ymeri e kishte lënë dy ditë pa ushqim vajzën, një e mitur në atë kohë dhe se e kishte dhunuar shpesh herë derisa Zoga ishte detyruar të arratisej në drejtim të paditur.


 

    No videos found.