U arratis një natë më parë nga burgu grek, arrestohet në Athinë shqiptari

28 Maj 2019, 17:30 | Përditesimi i fundit: 2019-05-28 20:51:11

Nuk ka zgjatur shumë arratia nga burgu grek për 23-vjeçarin shqiptar,  Albiano Xhezairi. Ai është arrestuar vetëm pak orë nga arratisja spektakolare që bëri nga burgu Avlonas në Greqi së bashku me një 21-vjeçar sirian.

Xhezairi u ndalua nga policia greke në rrugën “Menanadrou”, në qendër të Athinës. Ndërkohë në mediat greke është publikuar edhe momenti i arestimit të 23-vjeçarit. Në video shihet se Albiano po ecte në trotuar ku dy policë grek pa uniformë i afrohen dhe e mbërthejnë për duarsh dhe koke.

Siç duket në video shqiptari bën rezistencë por policëve që e kanë kapur u vijnë në ndihmë përforcime. Më pas , pasi e prangosin autoritetet greke marrin me makinë drejt rajonit.

Ai akuzohet se merrte dorgën nga kufiri i gjelbër dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë dhe më pas e shiste atë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet në banesë mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistolete, 1 thikë dhe 1 peshore.

Në vitin 2016 Xhezairi vrau në Shëndëlli të Sarandës, 47-vjeçarin Aleksandër Bardhi pasi bashkë me dy shokë të tij teksa po përpiqeshin të vidhnin disa bimë kanabis në parcelën e viktimës. Albiano Xhezairi qëndroi duke qëlluar me breshëri mbi mjetin që po vinte e duke lënë të vdekur Aleksandër Bardhin. Dy personat e tjerë u arrestuan ndërsa Xhezairi mbeti i shpallur në kërkim.

Në 11 dhjetor të vitit 2016 i vranë të atin, Agron Xhezairin teksa ishte duke hyrë në banesën e tij.

Albian Xhezairi dyshohet të ketë kryer dhe vrasje në burg në Greqi dhe konsiderohet pjesë e “Mafies se Koridhalos”.