U arrestua se s'iu bind drejtorit të policisë! Gjykata e Beratit e nxjerr nga qelia, mjeku: Turp! Më mori me dhunë (Koronaviursi s'e ndaloi të përqafohej me familjarët)

17 Prill 2020, 18:16

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për mjekun Edison Skëndo, pasi akuzohet se nuk i është bindur urdhrit të forcave të rendit. Drejtori i policisë së Beratit Hasan Ahmeti denoncoi Skëndon për mosbindje, ndërkohë vetë mjeku pretendon se është dhunuar nga ky i fundit. Pas seancës gjyqësore Edison Skëndo tha se gjatë ditës së djeshme drejtori i policisë i veshur civil e ka shtyrë më forcë atë dhe vëllain e tij.