U arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit, Gjykata lë në fuqi masën për pezullimin nga detyra të 4 shefave të policisë Himarë

20 Dhjetor 2020, 11:59

Gjyakata e Vlorës ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për 4 shefat e policisë së Himarës të cilët u arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Bëhet fjalë për Arjan Tasen, shef i komisariatit Himarë, Artur Veshajn, shef i krimeve në Himarë, Ilir Kadenën, inspektor krimesh në Himarë dhe Alem Llanajn, punonjës policie në Himarë. Ekzekutimi i masës së pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike është kryer nga Drejtoria e Standardeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Gjykata ka dhënë masat për 32 prej të arrestuarve lidhur me operacionin. Masa "arrest me burg" është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në "arrest shtëpie". Në "arrest shtëpie" është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim.