U bë nënë, Rama-Miranda Rirës: Pas 30 qershorit do kesh më shumë kohë për beben

2 Prill 2019, 13:14

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Rrajcë sot në kuadër të një aktiviteti për furnizimin me ujë. Në aktivitet morën pjesë edhe kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca dhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Sussane Shütz.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama uroi kryebashkiaken e Përrenjasit, Miranda Rira për lindjen e fëmijës dhe tha se pas 30 Qershorit, që është edhe data e zgjedhjeve lokale, do ketë akoma më shumë kohë për të qëndruar me beben.

"Jam i keqardhur për mungesën e kreytares së Bashkisë. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t'i krijojmë mundësinë Mirandës që të fokusohet më shumë të bebja pas 30 qershorit", u shpreh Rama.

Rama tha se në sajë të fondeve nga Bashkimi Europian do ofrohet mbështetje për investitorët në zonat rurale.

"Kemi ardhur në këtë zonë kohë më parë dhe kemi përsësritur premtime dhe jemi rikthyer këtu për të nisur punën. Modeli i 100 fshatrave bazohet shumë në nxitjen e agro-turizmit dhe ne ofrojmë fonde për këtë jo kredi. Janë fonde të vëna në dispozicion nga BE nëpërmjet programit për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Nuk janë kredi por para që merren për të reazlizuar projekte në fshat",deklaroi Rama.

Soreca e quajti investimin një shembull të bashkëpunimit mes BE dhe Shqipërisë ndërsa shtoi se ky investim do t'i shëbejë jo vetëm banorëve të zonës por edhe brezave të ardhshëm.

    No videos found.