'U bëra me tension vetëm nga stresi që më shkakton lartëmadhnia'...Fermeri nuk mund të kujdeset për bletët

25 Mars 2020, 09:47 | Përditesimi i fundit: 2020-03-25 13:21:02

SARANDË - Një fermer në Sarandë nuk po mundet të shkojë të kujdeset për bletët që ka në mal për shkak se ende nuk ka marrë një autorizim nga policia. Ai thotë se ka përfunduar në spital me tension të lartë vetëm nga stresi që i është shkaktuar nga kjo situatë.

"Bletët janë në pikun e punës kam vajtur 7 herë në polici kam bërë aplikime, i hedhin në kosh të plehrave. Fillimisht thanë do qarkullosh, pastaj bllokuan rrugën më thanë apliko, e nuk më dhanë përgjigje. Tani jam në spital se e kam tensionin e lartë, piva një dopio dozë ilaçi, e kam vetëm nga stresi që më shkakton lartëmadhnia", thotë bletërritësi.