U dëmtua nga tërmeti, del jashtë funksionit Drejtoria e Tatimeve në Tiranë

6 Dhjetor 2019, 17:40 | Përditesimi i fundit: 2019-12-06 18:28:06

Godina e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve pranë Burgut 313, ka dalë jashtë funksionit pas tërmetit të 26 Nëntorit. Godina ka pësuar dëme në strukturë, kolona dhe soletë. Kjo ka bërë që zyrat e tyre të zhvendosen tek drejtoria tek 21 Dhjetori, ku do të kryhen shërbimet e taksapaguesve, deri sa të përfundojnë restaurimi i saj.