TIRANË - Spitali i Laçit do të ndërtohet nga e para mbi rrënojat e të vjetrit, që pësoi goditje nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se është gati projekti i Spitalit të ri të Laçit, duke publikuar në rrjetet sociale video të tij.
"Gati edhe projekti i Spitalit të ri të Laçit, që do të ngrihet në vend të spitalit të vjetër pas goditjes fatale të tërmetit", shkruan Rama.