U dëmtua nga tërmeti, Report Tv sjell pamje me dron nga shembja e gjimnazit 'Sami Frashëri'

24 Prill 2020, 16:15

Report Tv sjell pamjet me dron në shembjen e gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Shkolla u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe do të përfitojë nga grantet e qeverisë për ndërtimin e një godine të re me fondet që u mblodhën në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. Prishja e shkollës solli nostalgji për ish nxënësit e saj si Erion Veliaj, Lulzim Basha,  Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Nano.

  •