U dëmtua nga tërmeti, shembet me shpërthim të kontrolluar pallati në Durrës

3 Dhjetor 2019, 14:36

Kur kanë kaluar 7 ditë nga tërmeti tragjik që mori dhjetëra jetë njerëzish, një pjesë e familjeve janë kthyer në banesat e tyre, ndërsa një pjesë e madhe ende jo, për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar por edhe nga frika për ndonjë lëkundje tjetër. Dy zonat më të prekura nga tërmeti i së martës janë Durrësi dhe Thumana, por dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në Tiranë me qindra pallate të dëmtuar. Sipas Ministrisë së Brendshme, qarqet më të prekura nga tërmeti janë Durrësi, Lezha dhe Tirana, por dëme të shumta janë konstatuar edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat. Sa i takon dëmeve në banesa, bilanci aktual është, 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 558  pallate të dëmtuara rëndë, 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara.