Forcat Shqiponja kanë arrestuar ditën e sotme 30 vjeçarin nga Saranda me iniciale E. A.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi në dhjetor të vitit 2016 në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me shkop bejsbolli dhe mjete të mprehta një person me iniciale Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.
Policia bëri të mundur lokalizimin e tij pas denoncimit të qytetarëve në numrin 112.