U dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës/ Cobbinah largohet nga klubi i Tiranës, nënshkruan marrëveshjen me një tjetër ekip jashte vendit

10 Nëntor 2020, 18:36 | Përditesimi i fundit: 2020-11-10 20:53:07

PasI u dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës, futbollisti Winful Cobbinah largohet nga klubi kryeqytetas. Mësohet se ai është transferuar në skuadër tjetër, e cila nuk bëhet ende e ditur. Tentativat për largimin e tij kishin nisur para dy muajsh, dhe sipas medias ganeze që bën publike lajmin, kalimi në klubin e huaj nuk do të ndikohet nga vendimi i gjykatës.