U dërgua me temperaturë të lartë te Sanatoriumi, vdes nga COVID shoferi i ministres Elisa Spiropali

27 Korrik 2020, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2020-07-27 12:20:43

TIRANE-Koronavirusi i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Report Tv mëson se gardisti me inicialet G.P. 58-vjeç dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë.

Nisur nga simptomat, ai është dërguar në spitalin COVID-2, te Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.