U dogj gjallë brenda Spitalit Amerikan, djali i të ndjerës: Vdekjen e nënës e mësova në radio

7 Shkurt 2019, 14:51

Saimir Sulaj, djali i të ndjerës Sanije Sulaj, ishte duke shkuar në Vlorë ditën e 25 korrikut 2016, kur është njoftuar përmes radios së makinës, se në spitalin Amerikan në Laprakë kishte rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Saimiri e ka ndjerë se diçka e keqe mund të kishte ndodhur në këtë spital, pasi në mëngjes ai kishte çuar nënën e tij Sanijen për të bërë seancën e radhës të transfuzionit të gjakut. Në një intervistë emocionuese për gazetën “Shqiptarja.com” djali i të ndjerës Sanije, tregon momentet e vështira që ka përjetuar atë ditë të nxehtë korriku dhe vështirësitë që e kanë përndjekur pas kësaj ngjarje të rëndë, ku katër muaj më parë i është dashur që të përjetojë dhe humbjen e vëllait tij, vetëm 43-vjeç. Shkak i vdekjes së vëllait u bë sumundja e veshkave, nga e cila vuante dhe nëna e tij, e ndjera Sanije.

Saimir Sulaj në këtë intervistë të gjatë tregon dhe prapaskenat që janë bërë nga stafi i spitalit Amerikan në Tiranë për mosdorëzimin e kufomave dhe mospasjes së sistemit antizjarr dhe sensorëve të tymit në ambjentet e repartit të hemodializës.